Zyrtarisht do ta marrë detyrën janarin e vitit të ardhshëm, por një ditë pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 8 nëntorit, Donald Trump vendosi të shkelë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara mbërriti në Uashington pas ftesës së Presidentit Obama, që i kërkoi të takoheshin për të biseduar me tranzicionin e pushtetit.
Ky ndoshta mund të jetë takimi më i vështirë për Barack Obaman në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe jo më kot. Donald Trump ishte nismëtari dhe përkrahësi më i zjarrtë i lëvizjes së quajtur në atë kohë “Birther”, ku pretendohej se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër arsye janë edhe deklaratat e Trump. Republikani ka deklaruar shpesh dhe hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra nga Obama, duke nisur që nga ajo në shëndetësi, me të cilën Presidenti në largim mburret.
Diskutime rreth kësaj post