Obama firmos sanksionet e reja kundër Phenianit
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, firmosi sot ligjin, të miratuar para një javë nga Kongresi, që parashikon sanksione të reja kundër Koresë së Veriut në reagim ndaj provës së katërt bërthamore nga Pheniani.
Një numër i lartë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane të miratuara pas tre provave bërthamore të mëparshme në vitin 2006, 2009 dhe 2013 ekzistojnë kundër Koresë Veriore.
Por ligji i ri, në përgjigje ndaj provës bërthamore të 6 janarit, forcon regjimin e sanksioneve amerikane duke bërë të detyrueshme penalitete që deri tani ishin lënë në lirinë e veprimit të presidentit.
Diskutime rreth kësaj post