“Amerikës do t’i kushtojë shtrenjtë t’i shpallë luftë Islamit. Ky i yni është vend i shpresës dhe jo i frikës”, tha presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij të fundit mbi sigurinë kombëtare.
“Duhen mbrojtur të drejtat qytetare, – vazhdoi ai, – sepse kështu luftohet terrorizmi”. Shefi në largim i Shtëpisë së Bardhë falënderoi trupat amerikane për ruajtjen e sigurisë së vendit dhe, pa e përmendur emrin e Trumpit, hodhi poshtë thirrjet e tij për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.
“Stigmatizimi i myslimanëve dhe të vepruarit sikur vendi të jetë në luftë me Islamin inkurajon ekstremistët e do të ketë edhe një kosto njerëzore e morale për Amerikën. Nuk mund të qëndrohet në gjendje të përhershme lufte”, tha Obama.
Trump, që çelësat e Zyrës Ovale i merr më 20 janar, propozon një mbikëqyrje ekstreme të mbështetur dhe në teste ideologjike të emigrantëve të mbërritur nga vende të caktuara, shumica e të cilëve myslimanë.
“Ne – kujtoi Obama, – jemi pikërisht vendi që ka derdhur gjak kundër kësaj forme të diskriminimit e kundër normave arbitrare”. Presidenti shpalosi pikëpamjet e veta për gjendjen e luftës kundër terrorizmit, pas dy mandateve të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke i mëshuar këtu përparimit të arritur në luftën ndaj Shtetit Islamik.
“Kryesorja është se ne po ia thyejmë kurrizin ISIS-it”, deklaroi Obama, ndërsa u kujdes të sqaronte se kostoja e kësaj lufte ishte shumë më e ulët sesa gjatë administratave të mëparshme.
Diskutime rreth kësaj post