Prezantuesja e njohur, Kiara Tito ka qenë këtë periudhë në fokus të lajmeve rozë. Këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”. Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale. E sigurisht edhe komentet ishin të shumta.
Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.
“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.
“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i shkroi Kiara.
Diskutime rreth kësaj post