Një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën sot. Shenjat e para të përkeqësimit iu shfaqën teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Aty ai ka pasur të vjella.
Menjëherë është dërguar në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë
Familjarët thonë se fëmija nuk ka patur probleme shëndetësore, dhe ka qenë i shëndetshëm. Nga ana tjetër, edukatoret thonë se pasi u zgjua nga gjumi, vogëlushi hëngri drekë, dhe më pas i filluan të vjellat.
Dyshohet se shkak për gjendjen e fëmijës të jetë bërë kalimi i ushqimit në rrugët e fyrmëmarrjes, duke i shkaktuar arrest kardiak.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së vogëlushit.
Informacion paraprak
Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopësht privat është dërrguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndëruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post