Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me rezultatet e votimit në Malin e Zi, ku tha se qytetarët atje votuan të lirë dhe të qetë, megjithëse dy persona ndikuan rezultatin e zgjedhjeve, Rama dhe Vuçiç.
Ai e quajti kryeministrin shqiptar Zografi Bis (akt i pastër tradhëtie), pasi sipas Berishës përçau shqiptarët dhe partitë e tyre politike.
Sakaq, ish-kryeministrit i është përgjigjur dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Përmes një shënimi në facebook, Spiropali thotë se Berisha (dhe të tjerë) janë gati të gëzohen për serbët e rusët, vetëm për inat të Ramës. Ajo i konsideron të mjerë që me sjelljen e tyre social-politike nuk kanë për të ardhur kurrë në pushtet.
Reagimi i plotë i Spiropalit:
“Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot.”, ka shkruar Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post