Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në Korçë deklaroi se kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të familjeve shqiptare.
Kryemadhi pohoi se e gjithë Shqipëria është mbytur nga varfëria, ndërsa shtoi se sot është koha për ndryshim.
“Gjithë Shqipëria është mbytur nga varfëria. Qeveria po shkreton vendin dhe po largon shqiptarët. Kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të familjeve shqiptare. Boll dhuruan para oligarkëve, Arsimi i Lartë në krizë të thellë. Po vritet e ardhmja e të rinjve shqiptarë. Protesta e studentëve, e drejtë, legjitime, e motivuar. Çdo prind, vëlla e motër, mbështet studentët. Koha për ndryshim është sot”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post