Kandidati në primare për Bashkinë e Durrësit Igli Cara, i cili ka qene edhe deputet i PD ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës për Portin e Durrësit. Me anë të një postimi, ai thotë se janë 3.8 miliardë euro në këmbim të asgjëje, duke theksuar se Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve.
Reagimi i Igli Carës
“Zot fale se nuk di se çfarë thotë!
Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!
Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.
Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk eshtë të qëndrosh në plehra!
Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!
Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!
Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!
Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!
Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!
Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!
O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post