Këngëtari i njohur Arkimend Lushaj i njohur si Stresi, ka reaguar nga arratia duke i dalë në mbrojtje Noizyt, pasi ky i fundit po mbahet në paraburgim.
Stresi ka publikuar disa arsyetime pse mbajtja në burg e Noizyt dhe ekstradimi i tij në Kosovë është i paligjshëm, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Stresi ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit, Edi Rama, pasi sipas tij ajo që po ndodh është e padrejtë. Këngëtari nuk ka kursyer as reagimin për ministren e Drejtësisë në Kosovë.
“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Stresi ndodhet në kërkim nga policia e Kosovës pas ngjarjes së ndodhur në një lokal nate në Pejë, ndërsa për të njëjtën ngjarje Noizy është arrestuar dhe pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Ata do të hetohen për veprën penale “lëndimi i rëndë trurpor”, pasi dyshohet se kanë dhunuar Medi Isenin.
Diskutime rreth kësaj post