Që prej futjes së të tij në shtëpi, banori i ri Shpat Kërleshi ka patur disa ngacmime me Dea Mishel, ku komentet e Luizit nuk kanë munguar. Gjatë ditës së sotme, këngëtari sërish nuk e kurseu një koment të pahijshëm, lidhur me një veprim të Deas.
Teksa Kristi dhe Shpati po bënin ushtrime jashtë në oborr, Dea i ul në kurriz dhe më pas te këmbët, këtij të fundit. Ushtrimet u shoqëruan me të qeshura, ndërsa Luizi hodhi “kunja” për Dean, duke i thënë që ajo po “i hipën” Shpatit thjesht për të marrë vëmendje në Prime dhe për ti shpëtuar nominimit.
Dea: Ti ke mënyra shumë të bukura për të qëndruar në lojë, duke ngrënë, duke komentuar gërrhima, e di sa lojtar i mirë je. O dështak, o provincial. O njeri negativ, pse më dole sot para, shko merre vëmendjen tënde diku tjetër.
Luizi: E kaloi nominimin. Kush do të kalojë nominimin le t’i “hipë” Shpatit. Unë të paktën nuk i hipi njeriu, aq më tepër kushdo që të vijë. Erdhi Amosi, erdhi Shpati, jam kurioz çfarë do bësh kur të vijë një tjetër. Një hipje, një Prime.
“Pastaj thonë “ja çfarë bën Luizi për lojë.” Më tha Dea mua “je një provincial.” Personi i fundit që ka përdorur termin “provincial” në këtë shtëpi, ka ikur. Ajo dhe Shpati mund të puthen këtu, mund ta konsumojnë edhe lidhjen këtu brenda, Dea bën gjithçka për lojë,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post