Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në debatin e tij me miqtë në Facebook ka deklaruar se polarizimet aktuale në skenën politike janë shumë të rrezikshme. Ai ka thënë se si ambasador nuk e përkrah as Qeverinë e as opozitën ndërsa u ka bërë thirrje politikanëve që problemet ti zgjidhin me anë të dialogut.
“Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcenime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës tregojnë aftësinë e tyre të zgjedhin problemet e Kosovës” ka shkruar ai.
Ai ka thënë se nuk e mbështet as Qeverinë as opozitën.
“Ne nuk përkrahim as qeverinë e as opositën. Ne punojmë me përfaqësuesit e zgjedhur nga vet populli. E përkrahim Kosovën. Nuk është roli im të them se politikanët a janë të mirë apo të këqinj. Por, si mik i Kosovës, ne do të thonim nëse mendojmë se aksioni a është positiv apo negativ” ka thënë ai
Ndërkohë rreth zgjedhjes së Presidentit dhe përgatitjeve për festë nga ana e PDK’së në ditën e zgjedhjes së Hashim Thacit, O’Connell
“Opinioni im nuk ka rëndësi. Presidenti i Kosovës përfaqëson popullin e Kosovës. Ai ose ajo është përgjegjëse për ata dhe Kuvendi është përgjegjës për zgjedhjen e kandidatit. Nëse deputetët zgjedhin dikë që juk nuk e mbështetsni, këshilla ime është që herën tjetër konsiderojeni që të mos votoni për ata” ka thënë O’Connell në përgjigjen për një qytetar./GazetaExpress/
Diskutime rreth kësaj post