Shkrimtari Agron Tufa, njëkohësisht drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, duket i vendosur t’i shkojë deri në fund nismës së tij për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit, pavarësisht reagimeve të forta dhe kritikave të shumta.
I ftuar në emisionin “Njerez në Fokus” me gazetaren Ola Bruko, Tufa u shpreh i bindur për ta çuar këtë nismë në Parlament, pavarësisht se pranon që për këtë, e kanë kërcënuar bashkë me familjen. Në emision ai zbuloi edhe tekstin e një mesazhi të ri që i kanë dërguar në celularin e tij.
“O bastardo ti akoma me luftën e klasave merresh? Nëse e vuajtëm ne të moshuarit pse ta vuajnë dhe fëmijët tanë? Filmat janë pasqyrë e vuajtjeve të baballarëve tanë që luftuan gjatë luftës së dytë për çlirimin e Atdheut”. Ishte ky teksti i mesazhit tjetër kërcënues, që siç tha vetë Tufa, nuk e frikëson aspak.
Teksa u pyet nga moderatorja nëse filmat e regjimit komunist duhet të ndaloheshin apo selektoheshin, Tufa theksoi se nuk ka qenë asnjëherë për censurim. Ai pohoi se duhet të ketë një filtër dhe shpjegim për gjithsecilin nga këto filma.
“Ideja ime është që filmave t’u përqasemi në një kuadër ligjor. Këto filma, duke pasur parasysh dokumentarët, dëgjojmë te flitet për Enver Hoxhën, që krahasohet me Hitlerin. Dëgjojmë për terma si të ishim në pikun e komunizmit. Një pjesë e filmave artistik, ata që përbëjnë propagandë të pastër, fyese, gjenocidiale. Jam kundër censurës. Të ketë një shpjegim dhe orar për ta, e më pas ia lë vullnetit të njeriut”, tha Tufa. Po ashtu Agron Tufa bëri të ditur se gjatë kësaj jave nisma për këta filma do t’i dorëzohet parlamentit, ku kërkohet respektimi i Kushtetutës..
“Nisma do jetë gjatë kësaj jave, duke u sensibilizuar më këtë klasë. Do kërkohet qe të respektohet Kushtetuta. Thjesht filmat mos të përmbajnë racizëm, ofendime.”, pohoi ai.
Diskutime rreth kësaj post