Edi Rama nuk do ta kishte menduar kurrë se kompanie të cilës po i shërbente sipas opozitës, t’ia hidhte në erë strategjinë e tij të propagandës vetëm me dy postime në internet.
Rama e prezantoi aksionin kundër pikave të basteve si një shërbim ndaj familjeve që po vuajnë për shkak të varësisë së pjestarëve të tyre ndaj kumarit, por më vonë u zbulua se në fakt ai po i shërben një kompanie private, e cila sipas opozitës është pikërisht BastArena.
Kjo e fundit e ka prezantuar veten në faqen e ëeb-it si e vetmja kompani që është e lincencuar nga shteti për baste online duke hedhur kështu në erë pretendimin e Ramës se me vendimin për mbylljen e basteve online nuk do të favorizohet asnjë.
Një deklarim të tillë kompania e kishte bërë në faqen e saj online sipas lapsi.al, por pas verifikimeve të bëra për nesh, rezulton se kompania e ka fshirë prezantimin e saj si kompania e “vetme e licencuar dhe me mbështetje nga qeveria shqiptare”.
Por, edhe pse tentoi të fshinte të gjitha gjurmët pasi përgënjeshtroi hapur Ramën, kompania nuk mundet që postimin e fshirë në faqen e saj të internetit ta fshinte edhe në Google.
Kështu, deklarata në fjalë gjendet lehtësisht në Google e lidhur me faqen në ëeb të BastArena (shiko galerinë sipër).
Kompania u kujtua vonë për këtë gjë, pasi ia kishte hedhur komplet në erë strategjinë Ramës, dhe tashmë e ka marrë vesh i madh e i vogël se çfarë fshihet vërtetë pas aksionit të “dhembshurisë” së kryeministrit për familjet shqiptare.
Albeu.com do të vijojë të ndjekë nga afër këtë zhvillim, i cili duket të jetë një ndër aferat më të mëdha të viteve të fundit, e bërë nën koperturën se do të shpëtonte shqiptarët nga kumari.
Është fakt, që bastet po hiqen nga pikat fizike të tyre dhe po transferohen tek një kompani, tashmë në çdo celular, kompjuter apo aparat të zgjuar që ka akses në internet. Nëse deri dje duhej të zbrisje nga pallati për të vendosur skedinë, tashmë mjafton të hysh në celular dhe e vijon vesin.
Kaq mjafton për të kuptuar se në fakt, ky operacion është diçka tjetër përtej fjalëve të Ramës.
Cfarë shkruante kompania në faqe, të cilën më pas e fshiu
“Në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke filluar nga data 1 Janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotove, përveç atyre online. Bastarena si e vetmja kompani e licencuar e lojërave te fatit online, nuk preket nga këto ndryshime ligjore. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe argëtoheni në faqen tonë zyrtare bastarena.com. Faleminderit!”. /albeu.com/
Foto:
Diskutime rreth kësaj post