Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se dalja e të dhënave të qytetarëve është një skandal i rëndë që ka rrëzuar shtetin.
“Mega-skandali “Rama Gate” shënon në mënyrë absolute rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria i shëmbëllen një ndërtese në të cilën i janë hequr dritaret dhe çatia dhe ka mbetur një rrënojë në natyre.
Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë database e vë në funksion të botës së krimit. E bën disponibël duke dhunuar dhe terrorizuar çdo person. Sheh rrogat dhe sheh që ky shtet është një piramidë ku dominon mashtrimi. Kjo nxjerr sherrnajë në familjet shqiptare.
Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutimeshme. Nuk ka gjë më të paimagjinueshme se të shkelësh privatësinë. Kanë nxjerrë rrogat e punonjësve shqiptarë në ambasada. Kanë dalë edhe pagat e punonjësve të SHISH” – tha Berisha në emisionin “Zonë e lirë”.
Diskutime rreth kësaj post