Demokratët janë shprehur se janë 10 pikë para socialistëve të Edi Ramës që sipas tyre është në pikën më të ulët të viteve të fundit. Rezultatet, Edi Paloka, i ndau me demokratët e Lushnjes në 29-vjetorin e themelimit të degës së partisë.
Demokratët janë të bindur se 2020 shënoi nisjen e dekadës së tyre. Në 29-vjetorin themelimit të partisë, Edi Paloka u tha demokratëve të Lushnjes se tashmë se janë parti e parë, me 10 pikë avantazh ndaj socialistëve.
Ndaj për të ardhur në pushtet presin vetëm datën e zgjedhjeve.
Paloka: Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më.
Edi Ramën demokratët e akuzojnë se ka ardhur dhe e mban pushtetin me eksponentë të krimit dhe kryebashkiakë të inkriminuar.
Dhe duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Burrelit të denoncuar për përdorim të lëndëve narkotike, Paloka tha se për kryebashkiakun e Lushnjes, droga është arsyeja për sulmin e pak javëve më parë.
Paloka: Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet.
Ceremonia bëri bashkë themelues dhe drejtues të Partisë Demokratike në Lushnje.
Diskutime rreth kësaj post