Të jetosh si Raffaella Carrà? Një ëndërr e realizueshme. Shitet shtëpia në Romë në të cilën ka jetuar artistja e njohur e cila u nda nga jeta në vitin 2021. Ky është apartamenti historik në via Nemea 21, në zonën veriore të kryeqytetit, ku ikona e televizionit italian, Raffa kaloi vitet e fundit të jetës. Apartamenti është në treg me një çmim prej 1 milion e 870 mijë euro.
Nxjerrja në shitje e apartamentit të artistes ishte paralajmëruar tashmë dy vite vite më parë, në 2022. Sot prona shfaqet në faqen e internetit të agjencisë së pasurive të patundshme Engel & Völkers e cila menaxhon shitjen dhe ka publikuar imazhet dhe detajet e shtëpisë së “mbretëreshës” së paharrueshme televizive.
Prona, e ndërtuar në vitin 1960, ndodhet në zonën Due Pini dhe gjithashtu ka një pishinë dhe fushë tenisi. Ndodhet ne katin e pare te nje pallati me kater apartamente, ka nje siperfaqe te brendshme prej 384 m2 dhe gjithashtu perfshin nje siperfaqe te jashtme rreth 36 m2.
Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit Engel & Völkers, apartamenti përfshin një hyrje dyshe, tre ballkone, dhomë ngrënie, kuzhinë dhe dhomë hekurosjeje. E ndjekur nga dhoma e gjumit, me banjë të kompletuar me veshje mermeri dhe vaskë hidromasazhi, dhoma e gjumit për mysafirët, një dhomë gjumi dyshe dhe tre tualete të tjera. Ekziston edhe “një sauna e rehatshme” dhe “një dhomë që aktualisht përdoret si dhomë yoga”. Perfshihet edhe nje garazh.
Në njoftimin e Engel & Völkers, apartamenti në shitje nuk identifikohet si i Raffaella Carrà. Por shumë e kanë njohur pronën si ajo ku ka jetuar artistka njohur. Dhe që rezervohet vetëm për të pasurit: çmimi i tij, në fakt, është rreth 2 milionë euro, më saktë 1 milionë e 870 mijë euro. Për të interesuarit, agjencia thekson: “Prona ka nevojë për rinovim”. Por “plani lejon që apartamenti të përshtatet me çdo nevojë për personalizimin e hapësirave”./Living
Diskutime rreth kësaj post