Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të anëtarëve dhe kryetarit të bashkisë në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në datën 30 qershor, ora 10:00.
Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Këshillit bashkiak.
Në rend dite është parashikuar:
1. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021
2. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin maj 2021.
3. P/V për “ Miratimin e listës për fëmijët e familjeve me probleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë”
4. P/V për “ Miratimin e listës së familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë”.
Diskutime rreth kësaj post