Mbrëmjen e sotme gjatë diskutimit për procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, deputetja e ardhshme e Kuvendit, Grida Duma është përplasur me gazetarin Ylli Rakipi për listat e anëtarësisë së kësaj partie të cilat nuk iu dhanë kandidatëve që konkurronin Lulzim Bashën dhe nuk janë bëra as publike.
Sipas Dumës arsyeja pse nuk janë bërë publike është rreziku i vendeve të punës për një pjesë që punon në administratë, por ky vendim për mospublikim sipas Rakipit është turp dhe ngre dyshime për verifikimin e zgjedhjeve.
Pjesë nga biseda:
Çani: Lista e anëtarëve të PD nuk ka pse të publikohet sipas Gridës sepse identifikohen dhe nëse verifikohen që janë me PD mund ti heqin nga puna në administratë. Në njëfarë mënyre duan të ruajnë privatësinë përballë një pushteti si ky i Ramës. Pra është një alibi.
Rakipi: Për mua kjo nuk është një alibi, është një turp.
Duma: Për mua është turp të lëshosh listat e anëtarësisë dhe ti bësh ato publike. Sepse nuk i garanton askush.
Rakipi: Po Basha i kishte listat?
Rakipi: Jo fare.
Rakipi: Po si i verifikoni zgjedhjet?
Rakipi: Çdo kryetar dege ka listën e anëtarësisë pasive dhe të asaj aktive.
Rakipi: Kjo është qesharake.
Diskutime rreth kësaj post