Pas reagimit të revoltuar të deputetit të opozitës Alban Zeneli në Komisionin e Ligjeve pasi iu ndërpre fjala, ka ndërhyrë menjëherë kreu i këtij komisioni.
Ulsi Manja i tërhoqi vëmendjen deputetit Zeneli për tonin e lartë të zërit gjatë diskutimeve për shkak të fikjes së mikrofonit.
Manja i ka kaluar fjalën përfaqësuesit të maxhorancës për Reformën Zgjedhore Damian Gjinkuri.
“Zoti Zeneli, nuk bëhesh deputet me të bërtitur, bëhesh me vota. Fjalën e ka zoti Gjiknuri. Ju lutem përfundojeni. Diskutimin e vazhdojmë nesër”, – tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post