Pedagogia dhe politikania Nora Malaj është intelektuale që ka spikatur në diskurset publike. Ka sjellë studime dhe artikuj të ndryshëm. Është angazhuar dhe politikisht duke dhënë një kontribut të madh në pozicione të ndryshme.
Norma Malaj, bën 35 vjet e martuar dhe ne intervista te ndryshme ka treguar se ne fakt për të, marrëdhënia nuse- vjehërr ka funksionuar shumë mirë. Madje ajo e ka quajtur vjehrren edhe nënën.
Edhe vetë Nora ka vetëm një djalë dhe është vjehrrë e një nuseje të cilën e quan vajën e saj. Nisur nga eksperiencat e saj Nora ka dhënë në emisionin “Jeto me Orën” një këshillë për të gjitha vjehrrat.
“Vjen jo nga nuset, por nga ju miket e mia. Duajini fort nuset, se janë pjesë shumë e rëndësishme, jo e asaj që mendoni ju që ju marrin djalin, por e dashurisë që i japin djalit dhe mirësisë që krijojnë në familje. Dhe kjo është sfida më e madhe e shoqërisë dhe më e vëshitrë. Nisur nga eksperienca ime dhe e mamasë simë ju këshilloj që t’i doni fort nuset e djemve që janë vajzat që në fakt i keni gjetur gati dhe do t’ju a gëzojnë familjen”,-shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post