Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar hodhi akuza të rënda nga PS-së. Ai e akuzoi maxhoeancën se ka blerë vota me anë të personave të botës së krimit, teksa ka përmendur Altin Hajrin.
Ai tha se prona iu sekuestruar, por sipas tij pasi bëri mbledhje dhe mori vota për PS, një javë pas zgjedhjeve prona iu hoq nga sekuestro.
Deklarata e Palokës:
“Ndërkaq forma klasike e blerjes së votës që Rama e ka kthyer në strategji. Unë do marr vetëm një shembull, ku sesi Rama ka përdorur krimin për vota.
Rama ka përdorur krimin. Altin Hajrin në Shijak e njohin të gjithë në botën e krimit ndërsa shqiptarët e njohën me të famshëm OFL. I mbani mend aksionet e para me automatik të cilat rrethonin një prone që e sekuestruar me bujë. Ajo ishte e Altin Hajrit. Ajo ishte e Altin Hajrit, i njohur si trafikant droge. Fakti që ishte në kërkim, nuk e pengoi të ishte me kandidatët e PS, as të organizonte takime për ta, madje edhe në pronat e sekuestruar. E mbi të gjitha që të blinte vota për ta. Një javë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, prona e tij cuditërish u hoq nga sekuestro” , tha ai ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post