Numri 2 i Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte i fundit që me xhestin e tij kundër kryeministrit Rama la gjurmët e opozitës në Parlament në shkurtin e 2019, përpara se demokratët të dorëzonin mandatet në bllok.
Kur kanë kaluar një vit që opozita gjendet jashtë institucioneve, nënkryetari i demokratëve është i bindur se ilegjitimiteti i parlamentit tashmë është pranuar edhe nga vetë kryeministri.
“Praktikisht e ka pranuar edhe vetë Rama që parlamenti sot është ilegjitim”, thotë Paloka.
Dakordësia për tu ulur në të njëjtën tryezë me mazhorancën ka bindjen se do të pasohet nga zgjedhjet e parakohshme.
“Kriza duhet zgjidhur dhe e vetmja mënyrë janë zgjedhjet e parakohshme. Kjo nuk është çështje dëshirë e opozitës, por edhe një detyrim i përcaktuar nga ndërkombëtarët”, tha Paloka për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post