Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konference për shtyp njoftoi se nga 3 512 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 100 për qind të tyre, gjithsej kanë dalë të votojnë 816 649 votues ose në përqindje 46,70 për qind. Nga këto të dhëna të deritanishme Gordana Siljanovska ka marrë 377 713 vota, apo shndërruar në përqindje 44.73%. Ndërkohë që Stevo Pendarovski ka marrë 436 212 vota, apo shndërruar në përqindje i bie 51.66 %.
“Zgjedhje korrekte dhe atmosferë e qetë. Nuk kishte denoncime për parregullsi që paraqet edhe një hap para drejt demokratizimit të shoqërisë sonë. Qytetarët votuan lirshëm dhe votuan për kandidatin që ata menduan se është më mirë”, tha Derkovski. /albeu
Diskutime rreth kësaj post