KZAZ-të kanë numëruar më shumë se 58 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.
Mësohet se deri më tani janë numëruar 57 9756 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat 29 631 ose 51.11 për qind janë për Partinë Socialiste; 22 200 ose 38.29 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 3 999 vota ose 6.90 për qind janë për LSI-në.
Ndërkohë, 838 vota ose 1.45 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.
Abcnews.al ka filluar publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.
Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.
Diskutime rreth kësaj post