Kryeministri britanik Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit si pasagjer në makinë gjatë xhirimit të një videoje në rrjetet sociale. Policia e Lancashire konfirmoi dënimin dhe tha se “kishte ndëshkuar një 42-vjeçar nga Londra” pa dhënë identitetin e tij. Në një reagim të qeverisë britanike thuhet se Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje”, duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.
Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur ai është i disponueshëm mund të gjobiten me 100 paund. Kjo shumë mund të rritet në 500 £ nëse çështja shkon në gjykatë. Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja u bë për të promovuar nismat e qeverisë për shpenzimet dhe u postua në faqen e Sunak në Instagram.
Është hera e dytë që Sunak merr një gjobë gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë. Prillin e kaluar, ai u gjobit së bashku me Boris Johnson dhe gruan Carrie për thyerjen e rregullave të karantinës së Covid. Ai mori pjesë në një mbledhje për ditëlindjen e kryeministrit të atëhershëm në Doëning Street në qershor 2020.
Diskutime rreth kësaj post