Buqeta e dasmës së Meghan Markle, tashmë dukeshë e Sussex, është vendosur në një vend të veçantë.
Bëhet fjalë për varrin e Milite Ignoto, në kishën e Westminster Abbey. Bëhet fjalë për një traditë familjare, e cila daton që nga viti 1923.
Mbretëresha Elizabeth, nëna e mbretëreshës aktuale, vendosi buqetën e saj të martesës në monumentin e të rënëve të luftës, në kujtim të vëllait të saj Fergus, i cili humbi jetën gjatë luftës së parë botërore.
Aktorja amerikane Meghan Markle dhe princi Harry i Anglisë, lidhën kurorë të shtunën që lamë pas, në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.
Diskutime rreth kësaj post