Partia Demokratike ka shprehur sot keqardhje për mosmarrjen sërish të një date për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së për anëtarësimin.
Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi deklaroi sot nga selia e PD se Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.
Deklarata e Bumçit:
“Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel. Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat. Shqipëtarët do të vazhdojnë të presin.
Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve. Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja.
Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin. Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë. Por, as zgjidhje nuk mund të jetë.
Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.
#Shqipëria në rrezik“-shkruan Bumçi.
Diskutime rreth kësaj post