Renato Mekolli është kthyer tashmë në një personazh televiziv ndër më të komentuarët në vend. Ai diskutohet shumë për temperamentin e tij shpërthyes në emisionin ‘Hell’s Kitchen’, ku shfaqet duke bërtitur dhe thyer pjatat, pasi i tillë është edhe formati.Mirëpo, harrojini ato çfarë keni parë deri më tani, Renato ka treguar anën tjetër të tij.
Shefi i rreptë ka zbuluar se kush ia zbut zemrën në ‘Hell’s Kitchen’.I ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ai u pyet nga Dojna Mema se kush është konkurentja më seksi që ai do e shihte me një sy tjetër, nëse nuk do ishte pjesë e formatit.
‘Ani është Ani’, u shpreh Renato.‘Ajo goca që i bërtite ku shkon me taka’, i tha Dojna. ‘Po dashuria kështu lind’, ia ktheu Renato. Ani është një vajzë 23 vjeçe nga Tirana e cila aspiron të bëhet kuzhiniere profesioniste.
Diskutime rreth kësaj post