Nisma për Kosovën ka shënuar tre vjetorin e themelimit. Në një konventë solemne, krerët e kësaj partie akuzuan pushtetin aktual se po i shesin interesat e Kosovës për të shpëtuar veten.
Sipas tyre, Kosova ka mbetur pa zot shtëpie, ndërsa kjo qeveri do të mbahet mend me tre gjëra që janë në dëm të interesave të Kosovës, Asociacioni, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale.
Kryetari i këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Kraniqi akuzoi pushtetin se me funksionim autoritar është bërë pengesë për ndërtimin e një shteti të së drejtës.
Por, sipas tij, gjatë historisë shqiptarët kanë treguar se dinë t’ia dalin mbarë edhe në rrethana më të vështira, edhe në rrethana robërie.
Ish kreu i Kuvendit, shtoi me tutje se Nisma socialdemokrate, së bashku me qytetarët, duhet të ndahet nga politika që nuk prodhon stabilitet e që nuk ka zemër që t’i ndjejë brengat e qytetarëve.
Ndërsa,kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj theksoi se pushtetarët i kanë humbur dinjitetin shtetit. Qeveria e Kosovës, sipas Limajt, do të mbahet mend për tri gjëra të dëmshme për interesin e vendit. Por, ai tha se nuk do të lejojnë të bëhen pazare me vendin.
Diskutime rreth kësaj post