Pak kohë më parë, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga Bearti. Ajo tha se partneri nuk është një personazh publik dhe se e ka njohur rastësisht.
Ajo tregoi se çfarë e bezdis më shumë nga i dashuri. Ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se nuk i pëlqen që ai e mbron gjithë kohës, pasi e bën të duket si e paaftë.
“Është kjo ideja që kanë meshkujt në përgjithësi, mosha ime, që në momentin që ke një femër në krahë duhet të jesh mbrojtësi kryesor i saj, sikur unë kam nevojë për mbrojtje. Nuk jemi në luftë këtu që ti të jesh truproja ime, nuk të kam marrë si truprojë. Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë. Por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.
Diskutime rreth kësaj post