Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan dje dashurinë e tyre në Toskana të Italisë, dasma e cila mbetet ende misterioze, pasi çifti kanë porositur të ftuarit të mos publikjnë fotot e video nga ceremonia, ka tërhequr vëmendjen e mediave roz në Shqipëri e Kosovë.
Dasmën e Arbanës dhe Eduartit, e ka komentuar edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili nuk ishte në dasmë , pasi ndodhet në një tur koncërtesh në SHBA.
Nëpërmjet një video story në Instagram, ashtu sikur se ai di me batuta dhe humor, Luizi zgjodhi një mënyrë të veçantë për të uruar çifitn.
“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam në dasmën e Arbanës dhe Eduartit është ai momenti kur t’i thonë a do ti Arbana ta marrësh Eduartin për burrin tënd dhe fillon…”, tha Luizi
Diskutime rreth kësaj post