Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët) i ka kërkuar KQZ-së që të vihet në zbatim vendimi për votimin e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Në kërkesë thuhet se e kanë bërë një kërkesë të tillë edhe më parë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Kërkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit
Kërkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”, – thuhet në kërkesën e bërë ndaj KQZ.
Diskutime rreth kësaj post