Një hipotezë mjaft interesante u ngrit nga fansat e Elvana Gjatës, të cilët thonë se këngëtarja do të përfaqësonte një tjetër shtet në festivalin “Eurovizionit”. Sipas tyre Elvana ishte e përzgjedhur nga shteti i San Marino-s dhe ata këtë vit do të përfaqësohen nga artistja shqiptare.
Por burimet pranë këngëtares u shprehen se “nuk është e vërtetë që Elvana ka marrë një ftesë”.
Madje Elvana ishte “po aq e surprizuar sa vetë ndjekësit” për këtë lajm.
Mirëpo sot një tjetër emër po përflitet se do të përfaqësojë San Marinon.
Faqja “Eurobooth” në Instagram shkruan se një tjetër këngëtare shqiptare, Inisi Neziri mund të jetë përfaqësuesja e San Marino në Eurovision.
Dhe për këtë lajm ka reaguar edhe vetë Inisi.
Sipas tyre dikush e ka pyetur Inisin mbi thashethemet nëse ajo do përfaqësojë San Marinon në Eurovizion dhe ajo është përgjigjur me një emoji konfuzues duke e lënë të hapur mundësinë që ky lajm të jetë i vërtetë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post