Qyteti bregdetar i Vlorës, ndër të tjerë ka qenë gjithnjë një ndër më problematikët përsa i përket furnizimit me ujë.
Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizimeve mund të vonojnë me ditë për t’u gjendur pranë qytetarëve në ditë të tilla. Një habi e madhe ka ndodhur në një pallat në lagjen “Skelë”, një prej lagjeve më të famshme, ku prej dy ditësh ishte bllokuar tubi i ujërave të zeza.
Banorët e pallatit kanë mbetur pa fjalë kur panë se rreth gjysmë kilogram hashash ishin fshehur brenda në tub dhe kjo ishte ajo çfarë kishte shkaktuar bllokimin e tubacionit të ujërave të zeza të shkallës.
Një prej tyre ka shkruar
Sot ne mengjes tek pallati Rivjera ne Skele te Vlores, dy dite tubi i ujerave te zeza te pallatit u bllokua nga hashashi mbi 600 gram. Bllokoi hyrjen dhe kanalizimin dhe as policia, asnjeri se vrau mendjen se ca po ndodhte…”/JOQ/
Video:
Diskutime rreth kësaj post