Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Gerishaj në muajin tetor u bekuan me një fëmijë. Arbana solli në jetë një djalë, duke e bërë Jonin me një vëlla më të vogël.
Dyshja i vendosi të birit emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Diell, i cili ndriçoi e ngrohu jetët e tyre.
Megjithëse e dha vetë lajmin e bukur të shtatzënisë në rrjete sociale, Arbana preferoi të tregonte sa më shumë diskrete gjatë shtatzënisë dhe nuk pamë thuajse asnjë foto të sajën me barkun e rrumbullakosur.
Sigurisht, kjo i ka bërë përshtpje ndjekësve të moderatores, të cilët e pyesin në InstaStory nëse i urren fotot e shtatzënisë.
Më në fund, Arbana ka sqaruar për të gjithë se nuk i urren aspak fotot e shtatzënisë, por ka ndaluar së postuar për një tjetër arsye:
“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë.” – shkruan Arbana.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post