Kur na ndajnë edhe një vit nga zgjedhjet lokale, ka dalë dhe kandidati i parë për një nga Bashkitë e rëndësishme. Është fjala për ish-deputetin e Ramës, Eduard Ndocajn.
Ndocaj ka nisur bashkëbisedimet me qytetarët e Lezhës dhe ka dhënë edhe platformën e tij të qeverisjes lokale.
“Së pari, dua të ritheksoje se kandidimi im për Kryetar Bashkie nuk është për ofiqe, për karrier politike, por është një mision për t’i dhënë drejtimin e duhur qytetit tonë, që çdo ditë e më shumë po shkon drejt një gremine të rrezikshme.
Nuk kam hyrë në politikë as në 2013 e as sot për një copë karrige, sepse nuk më pëlqen të qenit politikan profesionist, por kam hyrë me kontribuar për vendin tim e për qytetarët e mi.
Nuk jam bashkuar me PBDKSH, sepse unë kisha nevojë për një karrige, apo për një zyrë, sepse këto nuk më kanë munguar asnjëherë, i kam në mes të Milanos e i kam ne mes të Lezhës”, thotë mes të tjereash Ndocaj.
Diskutime rreth kësaj post