Moderatorja simpatike Lei Kraja do të provojë veten në një tjetër fushë. Atë do ta shikojmë si aktore në spektaklin e njohur “Portokalli”.
“Bordo.al” bën me dije se Lei ka marrë pjesë në audicione dhe është përzgjedhur si aktorja më e re e spektaklit. Ajo do të ketë rolin e një vajze të ardhur nga jashtë që kërkon të gjejë dashurinë në një prej emisioneve më të stisura në “Portokalli”.
Vetë moderatorja e ka konfirmuar lajmin, duke publikuar në Instastory foto pranë Xhodës dhe Salsanos. Kujtojmë se sezoni i ri i spektaklit nis këtë të dielë dhe me shumë ndryshime.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post