Gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”, Tea i habiti të gjithë me një dhuratë për Arjonin.
“Bora, të më falësh! Para se të vazhdojmë me atë që kemi planifikuar ditën e sotme, unë kam një dhuratë për Arjonin në fakt. Doja t’i thoja që më ka munguar këto ditë, sepse jam mësuar që kapem me Arjonin në çdo puntatë. Për të të bërë qejfin, po të them që nuk ishte ideja ime. Ma ka dhënë publiku dhe komentet këtë ide, por gjithsesi dua ta marrësh si shaka”, u shpreh Tea, teksa shkoi në drejtim të Arjonit.
Fillimisht ai refuzoi ta merrte, duke u shprehur: “Nuk e dëshiroj, kam qenë shumë i qartë me Tean”. Më pas ai e pranoi dhe dhurata u hap nga njëra ndër vajzat e programit, nga Ana.
Tea i dhuroi një bluzë, në të cilën shkruhej: “Mend s’kishte, mend s’donte, mend shiste”.
Ndjekësit e programit e kanë parë këtë veprim si gjest poshtërues kundrejt Arjonit dhe kanë shpërthyer në komente.
“Shume veprim i ulet nga nje vajze qe e konsideron veten me “bote””, ka shkruar një ndjekës.
“Shumë ofenduese ishte dhurata, mendoj qe Arioni se ka kuptuar akoma”, ka shkruar një tjetër.
Diskutime rreth kësaj post