Kreu i qeverisë Edi Rama inspektoi punimet e zgjatimit të “Lungo Mare” në Vlorë ku në krah nuk kishte atë që drejton Bashkinë e këtij qyteti, Dritan Leli i shpallur tashmë non grata nga partia.
“Ta bëjmë ta mbarojmë se të presim të vdekurin e bashkisë”.-tha Rama.
Dritan Leli nuk pranoi të ishte pjesë e ekipit të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës duke dalë kundër Edi Ramës. Akti i Lelit u pa si tradhti nga socialistët, të cilët e dëbuan nga postet politike, por jo atë publik pasi mandati i kryebashkiakut i përfundon në korrik të vitit 2023.
Diskutime rreth kësaj post