Lëvizja Socialiste për Integrim ka çuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe dy ankimime të reja për qarkun Korçë dhe Vlorë.
Në kërkesën e saj LSI pretendon shkelje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 14-ditore disa ditë para zgjedhjeve për qytetarët që futen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQ, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpëdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” – theksohet në dokumentin për Vlorën.
LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark. LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark. Të njëjtat pretendime LSI ka edhe për qarkun e Korçës dhe kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post