Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS. Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sali Berisha ka paditur KQZ-në ku kërkon detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin “Partia Demokratike” e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar.
Gjithashtu ai kërkon regjistrimin e PD-së të përfaqësuar nga ai si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit dhe rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shteëror të Zgjedhjeve të përfshijë PD-në e Berishës në Koalicionin e regjistruar në KQZ.
Kujtojmë se KAS vendosi regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit. Pas vendimit të KAS Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi Partinë Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Diskutime rreth kësaj post