Pas largimit në Greqi, Mitsotakis ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shkruan se Greqia dhe Shqipëria janë shumë pranë zgjidhjes së përcaktimit të zonave detare.
“Mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kështu do t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona për këtë çështje”, shkruan kryeministri grek duke mos përmendur këtu dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën e Hagës, ashtu siç një ditë më parë thanë ministrat e jashtëm të dy vendeve, Dendias dhe Xhaçka.
Ndërkohë, Edi Rama u pyet gjatë vizitës së tij në jug për marrëveshjen e detit në Hagë, ndërsa u përgjigj: “Është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore që e respektojmë gërmë për gërmë”.
Ndërsa i pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Begaj për plotfuqishmërinë dhe afatin, Rama tha: “Kjo do të ndodhë kur të depozitohet kërkesa. Kjo është një çështje në negocim”.
Diskutime rreth kësaj post