Avokati i njohur Spartak Ngjela theksoi se antishpifja është një ligj skandaloz, kurse ka shtuar se ky projekt-ligj e kthen AMA-n praktikisht në një gjykatë.
“Është skandal. E kanë kthyer AMA-n në gjykatë. Ajo që ky i thotë shpifje, ka karakter juridik. Këta nuk e kuptojnë shpifjen. Nëse ti ke thënë diçka dizinformuese në publik, po ke bërë gabim, por jo pse them kritika ndaj qeverisë. Në demokraci nuk ka 3 pushtete, por ka 4.
AMA është e trembur, nuk la asnjë stacion të flasë. Nuk ka kryeministër që ka hapur televizionin e vet. As Berluskoni nuk e ka bërë që ka pasur gjigandë mediatik. Rama ka dhunuar të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërtesat kanë rënë sepse ka bashkëpunuar qeveria me mafiet”, tha Ngjela në News24.
Diskutime rreth kësaj post