Presidenti Meta me tone të ashpra i kërkoi urgjentisht SPAK të hetojë publikimin e të dhënave të qytetarëve duke akuzuar qeverinë si përgjegjëse.
Gjatë një konference për mediat, kreu i shtetit tha se mbrëmë u zbulua edhe patronazhisti i kryeministrit Edi Rama.
Meta theksoi se e kishte thënë prej kohësh që Shqipëria ka armiq, por askush nuk e besoi.
“Mbrëmë u zbulua patronazhisti i kryeministrit tonë. Unë ua kisha thënë me kohë por ju nuk donit ta besonit. Se është çmendur Ilir Meta, që shikon armiq kudo. Ky vend ka pasur e do të ketë armiq gjithmonë. Sepse jemi vend i mrekullueshëm. Është një Zvicër me det”, – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post