Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa bën një paralelizëm me Amerikën, bën një ironi therëse me politikën shqiptare.
Sipas Manjanit kur bën lobbing në Amerikë është në rregull edhe me Reformën në Drejtësi, duke ‘thumbuar’ kështu edhe Bashën i cili është akuzuar për lobimet ruse në SHBA.
Postimi i Manjanit:
“Ja dhe një zgjidhje praktike amerikane.
Ndryshojmë termat nga “korrupsion” në “lobbying” dhe, nga “vjedhje votash” në “gerymandering”.
Kështu jemi në rregull edhe me reformën në drejtësi edhe me reformën zgjedhore.
Kush bën lobbying (dmth siguron fjalë të mira me para) në Amerikë, akoma dhe më mirë…
Dhe gjithmonë flitet “për popullin”, ndërkohë gangsterët marrin vemendje e mbështetje të shtuar sipas fuqive të tyre për “lobbying”.
Shijojeni këtë ironi therëse.”, – shkruan Manjani.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post