Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin se ndërsa të gjithë po merren me protestën e maturantëve dhe pyetjen në provimin e tyre të Letërsisë në lidhje me një personazh të quajtur Turi, në vend po bën namin virusi, droga e krimi.
Sipas Manjanit testi i vërtetë për të gjithë është nëse do të vazhdojnë të merren ende me ‘Turin’ apo do të reagojnë.
Postimi i plotë:
“Testi i ri i javës.
Turi i tërhoq nga ndryshimi i Kushtetutës, po Lymi?
A. Nuk tërhiqet deri sa të shohë Ramën mbret.
B. Nuk tërhiqet megjithse Rama nuk e mbështet në publik.
C. Nuk tërhiqet pa marrë “pagën e luftës”.
D. Tërhiqet se na çau…. trapin.
Ndërkohë që ne merremi me Turin e Lymin, Rama po punon dynymin…
Virusi, mbetjet, krimi, droga, tenderët pa garë, sirianët që kanë dalë rrugëve duke vjedhur vazhdojnë qetësisht…
As Turi e as Lymi nuk bëjnë fajde për lëto punë. Ata janë shpikur të na marrin mendt ne…
A do vijojmë të merremi prap me Turin e Lymin apo me Atë që po na punon qindin?!
Ky është testi.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post