Gjatë spektaklit të së shtunës u hap një televotim ku publiku do të votonte për 4 ish-banorë që do donin t’i shikonin sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.
Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka ishin 4-ish banorët që u votuan më shumë për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E duket se Efi ka hyrë me një qëllim të caktuar, që të sulmojë Dea Mishel, e cila e nxori në nominim me Kiarën dhe Luiz Ejllin dhe si pasojë u eliminua.
Ajo nuk e ka harruar këtë dhe që ditën e parë që hyri, nisi sulmin ndaj saj duke i thënë që të bëjë gati valixhet pasi do e nxjerrë nga shtëpia e BB VIP.
Vajzat janë përfshirë dje në një debat të ashpër. Dea Mishel iu drejtua Efit duke i thënë se u përpoq të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.
Efi i tha se ajo ka qenë gjithmonë ushtari i Olta Gixharit gjithashtu dhe ajo vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.
Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Ronaldo, të cilit i tha Luizi që të mos fuste hundët aty ku nuk i takonte.
Luizi: Është e njëjta lojë, i njëjti format, është i njëjti vit. Nuk është se erdhi vitin tjetër e me thënë hala ti te BB VIP2.
Ronaldo: Është e drejta e saj të përdorë çfarë do strategjie për të dalë në nominim kokë me kokë
Luizi: Nuk fole për strategji ti, fole për inat, aty ndërhyre ti
Ronaldo: Thashë mënyra e komunikimit mes dy gocave
Efi: Ça thamë? Nuk u shamë
Luizi: Kush je ti o vlla, ke ardhur për drejtor etike këtu?
Ronaldo: Këtë komunikim kam pasur. A doni me dalë në nominim me njëra-tjetrën, dilni. Por robi edhe ulet e flet
Efi: E njohim njëra-tjetrën
Ronaldo: S’më djeg fare
Diskutime rreth kësaj post