Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami tha se për sa i përket aktorëve politikë që marrin pjesë në tryezën e reformës zgjedhore aty nuk duhet të ishte bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri.
“Jam adaptuar me këtë pozicion. Kënaqem me marrëzitë, mediokritetin, me injorancën me budallaqet e Ramës dhe të shokëve të tij kështuqë nuk më mungon madje jam i lumtur që nuk jam pjesë. Damiani ka qenë një hajdut i zakonshëm që ka qenë hajdut edhe kur ka qenë me ministrat të tjerë është evidentuar edhe në dy video si i tillë dhe është personi që nuk duhet të ishte fare aty, është turp që është aty.
PS nuk i kanë ngelur më askush, sepse hoqi profesorët solli kriminelët, pasi hoqi kriminelët vuri hajdutët. Damiani ka punuar në ministri. Po të pyesësh ministrat socialistë mund të thonë shumë gjëra, për vizat, për pasaportat qoftë edhe për dy videot e fundit që kanë dalë, ka qenë djalë i ri por hajdut. Partia Demokratike është ulur në tryezë pa marrë parasysh se kush është në atë tryezë”, tha Islami për abc news.
Diskutime rreth kësaj post