Deputeti Halit Valteri është shpreehur me tone të ashpra në Kuvend. “Para se të na thuash se Luli është çun i mirë dhe i bukur plotëso 15 kushtet e Bundestagut gjerman se u bëtë gazi i botës duket hapur shampanjë dhe rezultati është i njëjtë.
Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së Be, shpëtoni veten tuja, jo më kot SPAK-un e ka zënë gjumi letargjik. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane sepse i ka dosjet aty i ka e di kush ka vila dhe biznese, më kot bëjnë shoë politik.
Trekëndëshi i djallit Edi Rama Lulzim Basha dhe Meta. Këta janë pengmarrësit e fateve të shqiptarëve, më 25 prill tua tregojmë vendin. Pa largimin e tyre Shqipëria do të kthehet edhe 30 vite mbrapa, as sovranitetin se kemi të sigurt me trekëndëshin e djallit që kemi në pushtet. Shikojmë që ky vend të shkojë drejt Be dhe jo të mbrojë interesat e shqiptarëve.
Të dashur shqiptarë në 25 prill do ti drejtohemi kutive të votimit për të mos votuar këta monstra”, – tha Valteri.
Diskutime rreth kësaj post