Pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan në selinë blu, Basha u tha gazetarëve se për çfarë bisedoi me ta.
Ai u shpreh se çështjet në fokus ishin dy: situata politike në vend dhe zhvillimet në Kosovë, duke thënë se Rama është i vetmi përgjegjës që vendi është jashtë dyerve të Evropës.
Bujar Nishani ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke i quajtur deklaratat e kreut të opozitës si kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.
POSTIMI:
“Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.
Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.
Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane.
Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij.”, ka shkruar Nishani.
Diskutime rreth kësaj post